Vaj kokosi në kafe, truku që do të ndryshojë jetën tuaj

0
Gjigandi

Vaj kokosi në kafe është një truk i vogël i shijshëm, i cili do t’ju lejojë të përftoni një pije të shëndetshme dhe të dobishme, pa të cilën nuk mund të bëni dot!

Ne po flasim për një vaj vegjetal, i cili mund të blihet në versionin e papërpunuar dhe që shkrihet nga kontakti me gishtat ose me temperaturat e larta. Por në treg është gjithashtu në dispozicion në formë të lëngshme. Përftohet nga arra e kokosit dhe është e pasur me veti të dobishme për trupin, lëkurën dhe flokët! Jo vetëm kaq, por është një kurë e vërtetë për të gjithë organizmin! A keni menduar ndonjëherë që ta kombinoni atë me kafen tuaj? Një pije vërtet e shëndetshme!

Vaj kokosi në kafe, përfitimet dhe këshillat

Dy përbërës natyralë dhe të shëndetshëm që, nëse kombinohen, i japin përfitime të shumta trupit! Vaji i kokosit, i pasur me veti antioksiduese, mbron sistemin imunitar dhe qelizat, ngadalëson plakjen e lëkurës dhe ushqen trupin. Kafeja, nga ana tjetër, ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe në luftimin e dhimbjeve të kokës.

Ju mund ta konsumoni pijen tuaj një herë në ditë, ose maksimumi dy. E para, sigurisht në mëngjes, ndërsa e dyta në mbrëmje, pas darkës nëse kafeina nuk ju shqetëson gjumin. Për ta marrë atë, thjesht shtoni 20 ml vaj kokosit në një filxhan kafe! Asgjë nuk mund të jetë më e thjeshtë, më e shpejtë dhe e shëndetshme!

RonaTyra

Kjo pije unike parandalon shfaqjen e baktereve, toksinave dhe lufton infeksionet. Zvogëlon sasinë e sheqerit në gjak dhe përmirëson qarkullimin dhe veprimin e insulinës. Ajo largon ndjenjën e rëndimit në stomak, përmirëson tretjen dhe shpejton metabolizmin: prandaj është ideale për ata që ndjekin një dietë të saktë.

Për më tepër, vaji i arrës së kokosit që konsumohet në mëngjes, i jep trupit më shumë energji dhe të gjithë forcën që i nevojitet për të përballuar ditën! Një kurë e vërtetë, plot përfitime dhe aromë, pa të cilën nuk do mund të bëni dot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu