Ushtrimet intensive shtojnë rrezikun e abortit

0
Gjigandi

Gratë të cilat mendojnë që në fillim të shtatzënisë mund të vazhdojnë të ushtrojnë me intensitetin e njëjtë, do të duhej të ndalonin. Pos tek noti, ushtrimet intensive rrisin rrezikun nga abortimi.

Gratë që ushtrojnë intensivisht, merren me vrapim apo ndonjë lloj tjetër të ushtrimeve të mundimshme, që zgjasin së paku 7 orë në javë, gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, në fakt rrezikojnë shtatzëninë, pohohet në studimin e publikuar në The International Journal of Obstetrics and Gynaecology.

Ushtrimet intensive gjatë fazës së parë të shtatzënisë, bartin me vete 3.7 herë më shumë rrezik për abortim spontan, në krahasim me femrat të cilat nuk ushtrojnë fare, pohojnë shkencëtarët danezë.

Rreziku nga abortimi i shkaktuar nga ushtrimet pothuajse tërësisht largohet pas javës së 18-të të shtatzënisë. E autorët e studimit theksojnë që përfundimet e tyre nuk do të duhej të ndikonin te femrat, të cilat bëjnë ushtrime të lehta trupore.

Tek gratë të cilat kanë notuar në cilën do periudhë të shtatzënisë, po ashtu nuk është vërejtur rrezik nga abortimi, thuhet në rezultatet e studimit, i cili ka përfshirë intervistimin e 92.671 shtatzënave në Danimarkë.

RonaTyra

Të dhënat janë analizuar nga Anne Marie Nybo Andersen, dhe kolegët e saj nga Universiteti i Danimarkës Jugore.

Megjithatë, rezultatet dëshmojnë se, udhëzimet e tashme, që doktorët u japin shtatzënave në shumë vendet e Evropës Perëndimore dhe SHBA, janë kontestuese – që të vazhdojnë me ushtrimet trupore sikur para shtatzënisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu