Ushtarët turq po mbahen të lidhur e të zhveshur (FOTO)

Mijëra ushtarë përfshirë edhe gjeneralë e admiralë janë arrestuar pas tentativës për grusht-shtet gjatë ditës së premte në Turqi.

Në një fotografi të publikuar nga CNN, shihet se ata po mbahen të lidhur e të zhveshur derisa presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se nuk do të ketë mëshirë për ta.

Pak ditë pas tentativës së dështuar për grusht-shtet, është riaktualizuar çështja e kthimit të dënimit me vdekje.

Por zyrtarë të Bashkimit Europian kanë bërë të ditur se nëse kjo ndodh, Turqia nuk do të jetë pjesë e BE-së
“Më lejoni të jem e qartë, asnjë shtet nuk mund të jetë shtet anëtar i BE-së derisa zbaton dënimin me vdekje” , ka thënë shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Erdogan është shprehur disa herë se të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij grusht-shteti do të paguajnë çmim të lartë./Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohet gënjeshtra e Arbana Xharrës dhe Blerand Stavilecit

[ad_1] Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi programin qeverisës për mandat katër vjeçar. Në program …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *