Ushqimet që ju mundësojnë lëkurë të shëndetshme dhe më rinore

0
Gjigandi

A e dini se ushqimet që i hani mund të kenë efekt pozitiv ose negativ në lëkurën tuaj?

Mbushja e trupit me vlerat e duhura ushqyese jua mban lëkurën të shëndetshme, të hidratuar dhe të pastër.

Prandaj, më poshtë ju sjellim disa prej ushqimeve më të shëndetshme për një lëkurë të bukur.

Mollët
Mollët mund të bëjnë më shumë sesa veç ta mbajnë doktorin larg – pasi që mund t’ju ndihmojnë ta keni një lëkurë të bukur, rinore e të shëndetshme. Mollët përmbajnë kolagjen, i cili e promovon elasticitetin e lëkurës. Mollët e kuqe përmbajnë më së shumti kolagjen.

Boronicat
Boronicat janë të mbushura me nutrientë. Ato janë të pasura me fibra, vitaminë C dhe vitaminë A. Ato gjithashtu përmbajnë shumë antioksidantë që jua forcojnë sistemin e imunitetit dhe ju ndihmojnë ta mbani lëkurën në top formë.

RonaTyra

Bananet
Bananet përmbajnë kalium, mineral i cili luan rol të rëndësishëm në balancimin e lagështisë në lëkurë. Lëkura e tharë mund të jetë shenjë e mungesës së kaliumit. Nëse keni lëkurë të tharë, atëherë rregullojeni këtë problem duke e ngrënë një banane në ditë.

Shalqiri
Shalqiri ka përmbajtje prej mbi 90 për qind ujë. Jo vetëm se është ushqim i ëmbël e i shijshëm, por edhe e hidraton lëkurën duke ia japë një shkëlqim rinor.

Dredhëzat
Sado të vogla që janë, ato janë tejet të shëndetshme për lëkurën. Dredhëzat janë të pasura me acid elagjik, i cili ndihmon në luftimin e rrudhave dhe dëmeve nga rrezet ultravjollcë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu