Ushqimet që eliminojnë parazitët e zorrëve

0
Gjigandi

Parazitët e zorrëve, ose siç njihen në gjuhën popullore krimbat e barkut, janë një infeksion shumë i shpeshtë që mund të paraqiten te çdokush. Krimbat janë parazitë të bardhë dhe të vegjël që infektojnë organizmin. Ata duken si fije pambuku dhe janë të gjatë nga 2-13 milimetra. Këta parazitë prekin zakonisht gjysmën e fëmijëve nën moshën 10 vjeç, por edhe të rriturit. Rreziku që anëtarët e tjerë të familjes të infektohen është 75%.

Mungesa e higjienës si moslarja e duarve pasi shkoni në tualet ose kontakti me objekte që mbajnë vezë të krimbave janë dy nga arsyet kryesore që çojnë në shfaqjen e tyre. Simptoma kryesore e pranisë së këtyre parazitëve është kruajtja në pjesën e poshtme, zona e anusit, e cila përkeqësohet gjatë natës dhe mund të prishë gjumin; zorra mund të jetë e bllokuar dhe si pasojë shkakton probleme me jashtëqitjen; diarre ose gjak në feçe. Përkundër asaj që mendojnë shumë njerëz, parazitët që rriten dhe shumohen brenda organizmit të njeriut vijnë në shumë forma dhe madhësi dhe janë një shqetësim shëndetësor përtej kufijve të vendeve të varfra me kujdes të dobët shëndetësor. Hulumtimet e fundit nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) prezantuan vlerësimet tronditëse se si përhapen organizmat parazitare në trupin e njeriut. Parazitët shpesh janë mikroskopik dhe më së shpeshti përhapen përmes ujit dhe ushqimit dhe prekin një pjesë dërmuese të njerëzve.

Për t’i rikthyer trupit balancën natyrale duhet të konsumojnë sa më shumë ushqime organike me veti anti-parazitale. Më poshtë mund të gjeni disa prej ushqimeve që do të eliminojnë plotësisht parazitët nga trupi juaj. Shumë njerëz jetojnë me parazitë në trupin e tyre pa e kuptuar. Parazitët janë mikroorganizma që jetojnë dhe ushqehen mbi organet e të tjerëve. Disa prej tyre mund të jenë shkaktarët direkt të sëmundjeve, ndërsa të tjerë shkaktojnë sëmundje për shkak të toksinave që prodhojnë. Këto mikroorganizma të rrezikshme hyjnë në trupin tonë nga goja ose lëkura. Risku i infektimit rritet kur gjendemi në vende të mbushur me parazitë dhe kur udhëtojmë në vende që karakterizohen nga ushqimi dhe uji i kontaminuar. Rreziku rritet për shkak të higjienës së dobët ose kontaktit me kafshët.

COMMENTS

RonaTyra

Hudhra

Ajo mund të jetë ushqimi më i përshtatshëm në këtë listë dhe ka një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore. Është veçanërisht e dobishme në parandalimin e krimbave të rrumbullakët. Hudhra ka super fuqi. Ajo ka treguar eficiencën e saj në luftën kundër viruseve, kërpudhave, baktereve, parazitëve dhe kancerit.

Qepa

Qepa është shumë e pasur me komponentë squfuri me veti antiparazitare. Lëngu i qepëve është shumë efektiv për krimbat intestinalë. Nëse vuani nga parazitët, pini dy lugë çaji lëng qepe në ditë për dy javë.

Vaj kokosi

Nivelet e larta të yndyrave të ngopura i japin vajit të kokosit aftësinë të eliminojë parazitët e zorrëve. Detoksifikon sistemin dhe parandalon zhvillimin e parazitëve.
Farat e kungullit:
Ato kanë një efekt natyral antiparazital në sistemin tretës. Farat në vetvete nuk i vrasin parazitët, por ndihmojnë në nxjerrjen e tyre jashtë trupit.

Ananasi

Ky frut i shijshëm tropikal i pasur në bromelinë, ndihmon në nxjerrjen jashtë trupit të disa parazitëve infektues.

Bajamet

Ndihmojnë për të pastruar dhe zvogëluar zhvillimin e parazitëve intestinalë. Efektet antiparazitale të bajameve mund të lidhen me përqendrimin e lartë të acideve yndyrore në to.

Vaji i rigonit

Vaji i rigonit ka veti të jashtëzakonshme antioksiduese, antivirale, antiinflamatore dhe antibakteriale.

Karafili

Besohet se është e vetmja bimë që shkatërron plotësisht vezët e krimbave. Nëse përdoret bashkë me arrën e zezë dhe me Artemisia Absinthium, shkatërron ciklin jetësor të parazitave. Karafili ka një funksion të lartë në parandalimin e parazitëve në zorrë pasi është antibakterial dhe antimykotik.

Trumza

Trumza është një nga bimët më të mira që stimulon tiroiden, gjëndrën më të madhe të sistemit imunitar. Trumza ndihmon në stimulimin e mbrojtjes natyrale të trupit. Vaji i trumzës mund të eliminojë një sërë parazitësh, në zorrën e trashë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu