Unitedi rrit ofertën për Pogban

Manchester Unitedi ka bërë ofertë prej 125 milionë euro për Paul Pogban raporton e përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport.

Skuadra e Jose Mourinhos me çdo kusht e duan rikthimin e francezit në Old Trafford, dhe janë të gatshëm që të thyejnë rekordin botëror të transferimit për mesfushorin e Juventusit.
Shuma e plotë e transferimit raportohet se do t’i kushtojë Unitedit 185 milionë euro, duke llogaritur edhe pagën e lojtarit prej 12 milionë euro në vit në kontratën pesë vjeçare.
Raportohet gjithashtu se Pogba do të përfitojë 20 përqindëshin e shitjes, 25 milionë euro./Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *