“Unë kryeministër, ai president!” Basha: Rama më ka dërguar ndërmjetës me këtë propozim

0
Gjigandi

Në periudhën Mars-Prill-Maj, kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se ka marrë një ofertë nga kryeministri Edi Rama që ky i fundit të bëhet President, ndërsa vetë Basha Kryeministër. Por sipas Bashës ai nuk ka rënë dakord.

“ Dua të them një gjë që e kam thënë edhe njëherë, ai për dy muaj me radhë ka dërguar ndërmjetësit çdo ditë për të bërë pazare, “ti kryeministër dhe unë president”, sepse ai do vetëm pushtetin e tij dhe nuk mendon fare për qytetarët. Ai do që të ndalojë koalicionet pasi është me parimin “ti kryeministër dhe unë president”.
“Marrëveshja e 5 qershorit është e qartë, nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit, jo sepse nuk deshëm ne, por Rama. Vetëm një budalla mund të besojë atë që Rama tha, se aspektet e Kodit kanë nevojë për konsensusin e opozitës, për kushtetutën jo. A ka budalla që e beson këtë.
Nëse Edi Rama është lista të hapura nuk ka nevojë për lista të hapura nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese sepse është në kod, ai i do ndryshimet në kushtetutë për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Për një muaj Edi Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij duke thënë “ti kryeministër unë president, vetëm të heqim koalicionet’. Heqim koalicionet, dhe ‘ti kryeministër dhe unë president’” tha Basha.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu