UFC 249: “I çmenduri” Gaethje ndal Ferguson me TKO: Dua Khabibin!

0
Gjigandi

Një luftë fantastike është zhvilluar mes Justin Gaethjes dhe Tony Ferguson në sfidën main event të UFC 249. Ferguson vinte pas një rekordi fantastik me 12 fitore radhazi, por ishte Gaethje që dominoi totalisht duke rrëmbyer fitoren e merituar.

Sfida e zhvilluar në Vystar Veterans Memorial Arena në Florida nuk kishte tifozë për shkak të frikës prej COVID-19, por sërish presidenti Dane White. Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe zgjati deri në raundin e pestë kur gjyqtari ndaloi takimin. Ferguson nuk arriti të rezistonte më shumë se 3 minuta e 39 sekondat e këtij raundi.

Gaethje e dominoi totalisht sfidën duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në fytyrë dhe në këmbë. Ai i rrëmbeu Fergusonit dhe titullin interim, por që nuk e gëzon aspak. “Dua të marr të vërtetin, nuk jam i kënaqur me këtë. Ndeshjen e radhës e dua me Khabib”, – tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu