UEFA pranon

0
Gjigandi

UEFA ka reaguar ndaj vendimit të CAS për Manchester City. Zhbërja e dënimit të dhënë për “qytetarët”, dy vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe 30 milionë euro gjobë për shkelje të “fair play-financiar” e ka vënë qeverinë e futbollit kontinental në një situatë shumë të dobët. Pra, UEFA u “shumëzua me zero” nga Gjykata e Lozanës, duke lënë në fuqi vetëm një gjobë prej 10 milionë eurosh për klubin anglez, me trajner Pep Guardiolën. Kjo ka qenë deklarata zyrtare e institucionit:

“UEFA merr parasysh vendimin e marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për ta ulur dënimin e shqiptuar ndaj Manchester City nga Komiteti i Pavarur i Kontrollit Financiar të Klubeve për shkelje të pretenduara të rregullave të licencimit të klubit dhe rregullave të “fair play financiar”. UEFA vëren se grupi i ekspertëve të CAS konsideroi se nuk kishte mjaft prova për të konfirmuar të gjitha gjetjet e CFCB në këtë rast të veçantë. 

Po ashtu, shumë prej veprave të pretenduara kishin skaduar për shkak të periudhës 5-vjeçare, të parashikuar në rregulloret përkatëse.

 Vitet e fundit, “fair play financiar” ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e klubeve dhe qëndrueshmërinë e tyre financiare. UEFA dhe ECA mbesin të përkushtuara ndaj këtyre parimeve. UEFA nuk do të komentojë më tej mbi këtë çështje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu