Gjigandi
Ballina Lajme Shqip UÇK-ja, Balla: Komision hetimor, por jo për Bashën

UÇK-ja, Balla: Komision hetimor, por jo për Bashën

0
4

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thënë se komisioni parlamentar që ai ka propozuar të ngrihet nuk do të ketë për objekt verifikimet për Lulzim Bashën, por dokumentimin e faktit se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ka bërë asnjë krim në territorin e Shqipërisë.

Balla thotë se këtë raport, kuvendi do e kthejë në rezolutë që mund t’i shërbejë Këshillit të Europës dhe të gjithë institucioneve ndërkombëtare.

“Nuk bëhet fjalë për komision hetimor por komision të posaçëm me objekt pune shumë specific ku të saktësojë se të gjitha akuzat të cilat përfshijnë rolin e UÇK-së brenda territorit shqiptar të qartësohen e të jenë publike edhe për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës edhe cdo institiucion tjetër.“

Nga Elbasani Balla i bëri thirrje kreut të Partisë Demorkatike Lulzim Basha që të sqarojë pozicionin e tij gjatë punës në UNMIK, dhe të vërë në dispozicion një kasetë që sipas zyrtarit të PS e posedon kryedemorati dhe që dëshmohen krimet serbe në masakrën e Krushës.

“Personi që dispononte materialet filmike që dokumentonin masakrën të deklarojë që kasetën dhe provat filmike ia ka dorëzuar një shqiptari që punonte në administratën e UNMIK me emrin Lulzim Basha, sot duhet të sqarojë ku e ka këtë kasetë”

Në akt akuzën e paraqitur nga prokurori i Specializuar dhe e konfirmuar nga Gjykata Speciale në Hagë, përmenden të paktën 2 lokacione në territorin e Shqipërisë, përkatësisht Kukës dhe fshati Cahan në Has ku drejtues të lartë të UÇK, mes tyre Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë kyer krime lufte e masakra të tjera çnjerëzore, akzua këto që janë mohuar në gjyq nga të gjithë të akuzuarit në seancat paraprake që janë mbajtur këtë javë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu