U vra dhe më pas u hodh në përrua, identifikohet kush është gruaja 35 vjeçare nga Shqipëria

0
U vra dhe më pas u hodh në përrua, identifikohet kush është gruaja 35 vjeçare nga Shqipëria
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në vendin fqinj. Trupoi i një gruaje gjysmë të zhveshur  është gjetur mbrëmjen e djeshme pranë përroit Parmigliola, në Marinella di Sarzana në provincën  La Spezia (Itali).

Mediat italiane kanë bërë të ditur identyitetin e viktimës. Ajo është me origjinë shqiptare dhe quhet Nevila Pjetri, 35-vjeçe.

Sipas disa informacioneve, të pa konfirmuara nga hetuesit, ajo fillimisht është rrahur dhe më pas është vrarë me një të shtënë me pistoletë të kalibrit të vogël ose me një instrument me majë të vendosur pas veshit të majtë.

Karabinierët e njësisë hetimore të La Spezia-s dhe arma territoriale kanë gjetur makinën e viktimës të parkuar jo shumë larg vendit ku u gjet kufoma.

Ndërkohë që po pyeten disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

RonaTyra

Nevila Pjetri gjithashtu është një emër i njohur dhe për autoritet shqiptare.35-vjeçarja me origjinë nga Elbasani e cila prej vitesh jetonte në Carrara të Italisë, në vitin 2009-të është arrestuar për prostitucion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu