U rikthye te Milani…

0
Gjigandi

Sulmues që edhe pse në një moshë të madhe, ata vazhdojnë të jenë në top formë. Kohët e fundit mediat europiane kanë si kryefjale të ardhmen e Haaland dhe Werner , dy sulmues të cilët janë shndërruar në  emrat më të lakuar, por ka ka edhe nga ata të cilët edhe pse në një moshë të madhe vazhdojnë të tërheqin vëmëndje.

Zlatan Ibrahimovip është njëri prej tyre. U rikthye te Milani në janar të këtij viti dhe në vetëm 10 ndeshje ka shënuar 4 gola. Ndeshje këto në të cilat jo tek te gjitha ka qenë titullar. Në tetor bomberi suedez do të mbushë 39-vjeç dhe nëse dëmtimi nuk do ta penalizojë atë, Milan do të vazhdojë të mbështet tek ai, madje ndoshta mund të kete dhe oferta, pasi një si Zlatan ofron garanci të mëdha në sulm.

Edinson Cavani është një tjetër futbollist në modhë të madhe, por që ndaj tij ofertat janë të shumta. Kontrata e tij me PSG përfundon në fund të qershorit dhe gara për të siguruar shërbimet e tij do të jetë e lartë. Cristiano Ronaldo ishte një tjetër shëmbull. Juventus shpenzoi 100 milionë euro për ta transferuar në Torino. Sot në moshën 35-vjeçare, portugezi regjistron 25 rrjeta në 32 ndeshje.

Gonzalo Higuain është një tjetër sulmues që vazhdon të tërheqë vëmëndjen. Edhe pse me një perfomancë që shfaq luhatje të vazhdueshme për argjentinasin ofertat nuk mungojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu