U regjistrua si ‘Fast Food’ por u përdor si klinikë dentare e paliçensuar, nisin hetimet për dy persona në Kukës

0
Gjigandi

Dy persona janë vënë nën hetim sot në Kukës, pasi ushtronin aktivitetin në një klinikë dentare të palicencuar, duke shmangur edhe detyrimet tatimore.  Sipas Policisë, kanë nisur hetimet për M. U., 38 vjeçe, banuese në Kukës dhe H. U., 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Kosovë.

Këta persona e kishin regjistruar subjektin e tyre si fast food, por në periudha të ndryshme e kanë përshtatur si klinikë dentare dhe kanë ushtruar aktivitet të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.

Ata akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

/Burimi: Priza.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu