U përkujtuan dëshmorët e Smirës dhe Lubishtës

0
U përkujtuan dëshmorët e Smirës dhe Lubishtës
Gjigandi

Në përkujtim të rënies heroike të dëshmorëve të 5 Prillit të vitit 1999, nga fshatrat Smirë e Lubishtë, sot në orët e paradites, përfaqësuesit e Institucioneve Komunale në krye me zv. kryetarin e Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe përfaqësues të subjektet politike, të organizatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke folur në përvjetorin e shkollës “Dëshmorët e 5 prillit” në Smirë u shpreh se nderimi më i mirë për dëshmorët, është që ju personel arsimor , të tregoni rezultate në arsimimin e brezave të ardhshëm, që nga këtu të dalin kuadro që do ti kontribuonin vendit në të gjitha sferat e jetës.

“E juve nxënës të kësaj shkolle, të mos i ndaheni librit dhe të ecni drejtë rrugëtimit të diturive të reja, ngase në këtë mënyrë do të jetësoni amanetin e dëshmoreve”

, u shpreh zv. Kryetari Aliu.

Gjithashtu edhe në manifestimin për nderë të ditës së shkollës në Lubishtë, zv.kryetari i komunës mbajti një fjalë rasti, sikur edhe kryetari i OVL të UÇK-së Abdyl Bajrami, si dhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve, Qemajl Rexhepi.

RonaTyra

Më pas në këto dy lokalitete u shfaqën programe kulturore e artistike të përgatitur nga nxënësit e shkollave në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu