Organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore e komunës së Vitisë, është mbajtur sot punëtoria me temë “Hartimi i Strategjisë komunale për Barazi Gjinore dhe Plani i Veprimit 2022-2025”.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte diskutimi rreth draft dokumentit të strategjisë për barazi gjinore në komunën e Vitisë, e cila është përkrahur edhe nga Misioni i OSBE-së-Zyra Rajonale në Gjilan.
Pjesëmarrës në këtë punëtori pos zyrtarëve komunal, ishin edhe Drejtorët e Drejtorive dhe këshilltar të Kuvendit. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se ky draft dokument deri në vitin 2025, të jetë me plan veprimi operacional, natyrisht i bazuar edhe në planin për partneritet evropian edhe në objektiva të mijë vjeçarit. Për neve , në aspektin e përkrahjes në këtë drejtim, kemi punuar edhe në shumë sektor.
Kryetari Haliti gjithashtu e quajti si storie suksesi krijimin e shoqatave të grave, të cilat janë mbështetur duke u krijuar parakushte së bashku me donatorët. Me anë të diskutimeve që u zhvilluan gjatë kësaj punëtorie, synohet që ky Draft dokument, të identifikoj objektivat kryesore, metodat e punës, si dhe masat e nevojshme për të rritur fizibilitetin e rezultateve të parapara të strategjisë.
Pas diskutimeve në këtë punëtori, zyrtarja për Barazi Gjinore Ibadete Hyseni, tha se me rekomandimet që u dhanë në këtë diskutim, sikur edhe idetë që u dhanë nga pjesëmarrësit, do të konkretizojnë dhe plotësojnë këtë draft dokument, në mënyrë që kjo platformë strategjike të jetë e zbatueshme në përmirësimin e situatës aktuale, nëpërmjet hartimit edhe të plotësimit të dokumentit dhe planit të veprimit.