U largua drejt Greqisë pasi tentoi të përdhunonte bashkëkombësen 21-vjeçare, shqiptari nuk i shpëton drejtësisë

0
Gjigandi

U dha dënimi me 4 vite burg për një shqiptar i cili akuzohej për tentativë përdhunimi ndaj një 21-vjeçarje po me shtetësi shqiptare, ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Forte dei Marimi në Itali.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur shkurtin e kaluar kur vajza e re shqiptare po ecte vetëm në errësirë,  kur bashkëkombasi i tij i është hedhur përsipër dhe ka tentuar që ta përdhunojë.

Ajo ka tentuar të luftojë por nuk ka mundur fati i saj i mirë ka bërëqë aty afer të ndodhej një burrë i cili e ka ndihmuar duke shpëtuar nga ngjarja e frikshme. Më pas ajo ka bërë një denoncim në polici.

Agresori ka mundur të larohet drejt Shqipërisë, prej andej në Greqi. Por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë, pasi është kapur nga policia dhe është arrestuar, më 14 mars. Prej atje ai u ekstradua drejt Italisë, ku edhe dha dënimi me 4 vite heqje lirie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu