U kishte premtuar BE-në, arrestohet në Korçë 37-vjeçari që transportonte 9 emigrantë të paligjshëm

0
Gjigandi

Nga policia e Korçës është goditur një tjetër rast i trafikimit të paligjshëm të emigrantëve që për pasojë ka çuar në vendosjen e prangave për N. S., 37 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Berat.

Më konkretisht ky person u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip “Range Rover”, në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 1000-1200 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu