U kap me doza kanabisi, arrestohet 35-vjeçari në Lezhë

0
Gjigandi

Një 35-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi u kap e lëndë narkotike.

Shtetasi Paulin Rrika akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Uniformat blu ka sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis.

Njoftimi i policisë:

U kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, vihet në pranga 35-vjeçari.
Në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin P. Rr., 35 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

RonaTyra

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në Laç, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu