U futën në Shqipëri nga tre pika të ndryshme kufitare, ja çfarë u gjetën nga hetuesit në aparatet e rusëve

0
Gjigandi

Janë forcuar me shumë dyshimet se rusët që sulmuan ushtarët në Gramsh, janë të shërbimeve inteligjente të Moskës.

Në aparatet e 2 shtetasve rusë dhe ukrainasit, të arrestuar nga Prokuroria e Elbasanit, nën dyshimet për spiunazh, janë zbuluar krahas fotove dhe pamjeve të uzinës mekanike në Gramsh, edhe pamje dhe foto të institucioneve të rëndësisë së veçantë, ose siç njihen ndryshe, infrastrukturë kritike civile.

Gjithashtu në celularët e tyre janë zbulua komunikime me shtetas, të cilët ka dyshim të forta se janë të përfshirë ose të rekrutuar nga Shërbimet Inteligjente. Lala tha se dyshimet se ato janë të përfshirë në spiunazh shtohen edhe më tej pasi dy rusët dhe ukrainasit hynë në Shqipëri në tre drejtime të ndryshme përgjatë muajit gusht, nga Aeroporti i Rinasit, Porti i Durrësit dhe pika e Kalimit Kufitar të Muriqanit.

Konkretisht Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe hyri para 4 ditëve nga Rinasi, dhe Mikhail Zorin nga Muriqani dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov me makinën ‘Chevrolet’ nga Porti i Durrësit. Burime pranë grupit të hetimit, thanë se 3 të rinjtë, që pretendojnë se janë blogerë dhe se në Shqipëri kishin ardhur për turizëm, bazën e kanë pasur në Tiranë dhe kanë lëvizur në vende të ndryshme, përfshirë edhe në uzinën. Po ashtu, ka fakte të forta se ata kanë qenë edhe në Poliçan. Kujtojmë se një prej rusëve, konkretisht Mikhail Zorin sulmoi me sprai paralizues dy ushtarë që ruanin uzinën e armatimeve në Gramsh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu