U arratis në mënyrë spektakolare nga burgu në Itali, kapet 35-vjeçari shqiptar

Ai u arratis nga burgu tre javë më parë, por tashmë duhet të kthehet sërish në burg.

35-vjeçari Besnik Mirra arriti që të arratisej më 17 Mars nga burgu i Alessandria-s në Itali, “San Michele”, duke përfituar nga mosfunksionimi i kamerave të vëzhgimit.

Sipas autoriteteve italiane të burgjeve, i dënuari ka vuajtur 10 vite burgim për disa grabitje, vjedhje dhe rezistencë ndaj zyrtarëve publikë, dhe duhet të dilte nga burgu në vitin 2024.

Mirra ishte duke bërë disa punë mirëmbajtjeje në ambientet e parkingut të burgut, kur ka kapërcyer telat e rrethimit dhe është larguar. I favorizuar edhe nga një bllokim i sistemit të mbikëqyrjes me kamera, ai u arratis. Pas kësaj, alarmi ka shpërthyer menjëherë dhe nisur kërkimet.

Besnik Mirra u kap nga policia në një kamp të pastrehësh në Milano, raportojnë sot mediat lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk deklaruan floririn në doganë, arrestohen dy persona

Policia kufitare e Durrësit ka ndaluar në port dy shtetas, të cilët nuk kanë deklaruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *