Tyson Fury merr dhuratë një Range Rover në vlerë prej 175.000 eurosh

[ad_1]

Tyson Fury ka marrë dhuratë një Range Rover të ri, në kohën kur i ka filluar stërvitjet para një dueli eventual kundër kampionit Anthony Joshua.

‘Gypsy King’ nuk ka hyrë në ring që nga nëntori i vitit 2015 kur ia rrëmbeu titullin Wladimir Klitschkos, ndërsa tani 28-vjeçari ka thënë se dëshiron t’i kthehet boksit.

Pos stërvitjeve, me ç’rast i ka humbur 21 kilogramë, ai po ka sukses edhe në kohën e lirë. Në një video të publikuar ditë më parë në profilin e tij në Instagram, ish-kampioni i botës e ka treguar Range Roverin e ri që e ka marrë dhuratë nga një mik i tij, i cili ka preferuar të mbetet anonim.

Është fjala për një Range Rover Autobiography që kushton rreth 175.000 euro.

Në përshkrimin e videos, Fury e ka falënderuar mikun e tij për këtë dhuratë dhe ka treguar se ai ka dashur që të mos i publikohej emri.

Tyson pritet ta sfidojë Joshuan në prillin e vitit të ardhshëm.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Kia Stonic arrin deri në fund të 2017

[ad_1] Prodhuesi jugkorean ka prezantuar dizajnin e parë të modelit të ri kompakt SUV. Automjeti …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *