Turqi lajmi i fundit,60 të vdekur e 754 të arrestuar

Gjashtëdhjetë persona humbën jetën gjatë përleshjeve gjatë natës në Turqi, shumë prej tyre civilë, dhe 754 persona u arrestuan. Këto janë shifrat paraprake pas grushtit të shtetit.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbërriti në Stamboll, pasi një grup i ushtrisë tha se mori vendin.

Ai është parë i rrethuar nga mbështetësit që brohorisnin ndaj “fitores”. Në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv ai tha se përpjekja për grusht shteti ishte një “akt tradhtie” dhe ushtria duhet të pastrohet.

Edhe kryeministri Binali Jildirim tha se situata ishte kryesisht nën kontroll. Jildirim tha se ëshët dhënë kur që ai i cili nuk dorrëzohet, të qëllohet.

Më parë, një prej helikopterëve i forcave të përfshira në përpjekje për grusht shteti u rrëzua mbi kryeqytetin Ankara.

Aeroporti kryesor i Stambollit “Ataturk” tani është nën kontrollin e ushtrisë, dhe fluturimet pritet të nisin. Kjo është hera e 6 që në Turqi tentohet një grusht shteti.

Kontrolloni gjithashtu

Fati i zgjedhjeve në Shqipëri , ABC24.AL shfaq sondazhin

  Sipas disa kërkimeve të bëra nga ana jonë ,gjithashtu konktatet që kemi patur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *