Turistët sllovenë zbulojnë bukuritë e shtegut Theth-Valbonë në Alpet e Shqipërisë

0
Turistët sllovenë zbulojnë bukuritë e shtegut Theth-Valbonë në Alpet e Shqipërisë
Gjigandi

Një grup prej 25 turistësh sllovenë kanë zgjedhur të eksplorojnë shtegun midis Thethit dhe Valbonës në Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë.

Lajmi u bë i ditur nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shkodër e cila shpërndau foto dhe video të rrugëtimit të turistëve sllovenë në Alpe.

“Pranvera në Parkun e Alpeve të Shqipërisë është një mozaik ngjyrash, peizazhesh, bukurish të jashtëzakonshme natyrore! Shtegu Theth – Valbonë është pa më të voglin dyshim, shtegu më i bukur malor në Shqipëri! Prandaj, edhe një grup prej 25 turistësh sllovenë kanë vendosur që këto ditë t’i kalojnë në Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë, midis Thethit dhe Valbonës”, ka thënë AdZM Shkodër në një postim në Facebook

“Nëse akoma nuk e keni vizituar, ose doni të jetoni sërish adrenalinën që të jep ky shteg, jua sugjerojmë si një destinacion i cili jo vetëm lë mbresa dhe të pasuron, por, nëse nuk njihni Alpet, keni humbur pjesën më të bukur të vendit”, thuhet në njoftim.

Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve kryesisht të huaj.

RonaTyra

Me nisjen e pranverës turistë e huaj zgjedhin Alpet për t’i eksploruar dhe fluksi i turistëve sa vjen e shtohet me ardhjen e stinës së ngrohtë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu