Turistët SHBA/ Parisi, pa burimin kryesor

0
Gjigandi

Bashkimi Europian vendosi rihapjen e kufijve për 15 vende, por përjashtoi aty mes të tjerash dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por kjo pa pasoja jo vetëm për njërën palë. Kryeqytetit francez, Parisit, do t’i mungojë tashmë një nga burimet e tij kryesore, turistët amerikanë. “Ishte një tronditje e madhe kur morën vesh në mars se gjithçka ishte anuluar.

Të gjithë njerëzit që do të vinin për pushimin e Pashkëve. Të gjithë ata që do të vinin gjatë verës. Edhe ata që do të vinin në shtator. Të gjitha u anuluan”, thotë Rosemary Flannery, autore dhe guidë turistësh, e cituar nga VOA. Turizmi përfaqëson industrinë më të madhe të Parisit, duke punësuar gati dhjetë përqind të forcës punëtore të zonës.
Amerikanët radhiten ndër vizitorët më të mirë këtu, ashtu si edhe në të gjithë Evropën, e cila mirëpret rreth 15 milionë udhëtarë të huaj çdo vit. “Turistët amerikanë janë të shkëlqyeshëm. Sinqerisht mendoj se ata janë më të mirët. Ata e duan Parisin. Ata janë të çmendur për Francën. Ata janë shumë të kënaqur nga gjithçka – nga Savoire vivre, nga ushqimi, nga lumi, nga bukuria e arkitekturës … “, thotë Flannery.
Për momentin megjithatë, ata mbeten jashtë listës së udhëtimeve që përfshinte nga ana tjetër Kinën, vendi i origjinës së virusit që në disa raste në Europë, u bart edhe prej turistëve të saj. Blloku megjithatë do ta rishikojë listën rregullisht – duke shtuar vende, por edhe duke hequr të tjerë, ndërsa situatat shëndetësore do të ndryshojnë.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu