Tubimi i PDIU-së/ Policia procedim penal për 18 persona, mes tyre Idrizi, Doda dhe Abazi

0
15
Gjigandi

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 18 persona, mes tyre 3 organizatorët e tubimit që organizoi sot para ministrisë së Jashtme, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Sipas bluve, procedim penal nisi për Shpëtim Idrizin, Mesila Doda, Boiken Abazi dhe 15 shtetas të tjerë.

Gjithashtu, janë vendosur gjoba për të gjithë pjesëmarrësit në tubim që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse kundër koronavirusit.

Policia thekson në njoftimin shpërndarë për mediat se para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid.

NJOFTIMI I PLOTE

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, procedohen penalisht 18 shtetas, 3 prej tyre organizatorë të tubimit, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid.

Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht 3 organizatorët e tubimit Shpëtim Idrizi, Mesila Doda, Boiken Abazi dhe 15 shtetas të tjerë.

Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë i kanë vendosur masat administrative përkatëse (gjobë), shtetasve që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të gjitha subjekteve politike të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu