Trupi ne rruge ne Durres, njera makine e goditi, tjetra e hodhi – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Personi, që u gjet i pajetë tek Ura e Dajlanit është aksidentuar nga dy mjete njëri pas tjetrit, teksa lëvizte me motor. Në njoftimin e Policisë së Durrësit thuhet se më herët një autobus tip Skania ishte përplasur me një motor në autostradën Tiranë-Durrës, në Shkozet. Si pasojë mbeti viktimë drejtuesi i motorit. Sipas policisë, viktima 25 vjeç, me iniciale R.B, pas autobusit u godit edhe nga një automjet tjetër, i cili e ka marrë trupin e të riut nga vendngjarja për ta hedhur në rrugë pranë Urës së Dajlanit. Nga pamjet video ku tregohet momenti kur trupi i pajetë hidhet nga mjeti në rrugë tek ura e Dajlanit. Në trupin e te riut ka shenja dhe dëmtime të tjera. Ndërsa motori i viktimës është gjetur në vendin e aksidentit, poshtë autobusit që e aksidentoi. Policia ka shoqëruar shoferin e autobusit për ta marrë në pyetje. Ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu