Tronditet bota e futbollit, ndahet nga jeta në moshë 24-vjeçare talenti…

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit. Është ndarë nga jeta në moshë 24-vjeçare futbollisti ish-talenti i Akademisë së PSG-së, Xhordan Diakese. Ai ka qenë pjesë e  Francë U20 dhe U21, por nuk iu dha nuk i dhanë asnjëherë mundësinë të debutonte me ekipin e pare të PSG-së.

Së fundmi Diakese ishte pjesë e francezëve të Furianit, teksa lajmi për ndarjen nga jeta u konfirmua pikërisht nga klubi i tij që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka shkruar:

“Me hidhërim të thellë njoftojmë për vdekjen e futbollistit tonë, Jordan Diakese. Një futbollist i shkëlqyer, një njeri që gjithmonë buzëqeshte dhe ndihmonte shokët e skuadrës. Klubi ynë është në zi. Ngushëllime familjes dhe miqve”.

Në të kaluarën Xhordan është aktivizuar edhe me kroatët e Rudes. Ende nuk janë zbuluar shkaqet e vdekjes së 24-vjeçarit, teksa dyshohet për atak kardiak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu