Tre punonjës të Doganave dalin të infektuar me COVID-19

0
Gjigandi

Numri i rasteve të reja pozitive me Covid-19 ka pësuar një rritje të ndjeshme javët e fundit në vendin tonë.

Trendit në rritje të infektimeve të reja nuk u kanë shpëtuar as institucionet më të larta vendimarrëse në kryeqytet.

Ditën e martë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, tre punonjës të Drejtorisë së Pergjithshme të Doganave duke bërë që Covid-19 të pushtojë dhe këtë institucion shtetëror.

Gjatë ditës së hënë numri i të infektuarve në vend ishte 33 dhe numri total i viktimave kishte shkuar në 45 ndërkohë që për sa i përket ditës së martë u regjistruan 52 infektime të reja dhe një i vdekur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu