Tre lojtarë të Milan në dyshim për ndeshjen kundër Atalanta

0
Gjigandi

Milan mund të paraqitet ndaj Atalanta me tri mungesa të mëdha.

Trajneri i Milan, Stefano Pioli, ka tre emra në dyshim për ndeshjen e rëndësishme kundër Atalanta.

Dy emra të mbrojtjes, Simon Kjaer dhe Leo Duarte, janë në mesin e të përfshirëve në skuadër, por mbeten në dyshim për minutat.

Gjithashtu, në gjendje të njëjtë qëndron edhe anësori spanjoll, Samu Castillejo.

Mungesa të sigurta për skuadrën ‘Rosoneri’ do të jenë Alessio Romagnoli dhe Andrea Conti.

RonaTyra

Kurse, nga tre emrat që janë në dyshim, gjasat më të mëdha për të startuar i ka Simon Kjaer.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë zgjedhjet e Stefano Pioli për ndeshjen ndaj Atalanta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu