Trajneri i ekipit të Serie A rrëfehet: Kisha koronavirus

0
Gjigandi

Trajneri i Parmas, Roberto D’Aversa është trajneri i tretë në Serie A që konfirmoi se kishte COVID-19.

Ashtu si Gian Piero Gasperini i Atalantas dhe trajneri i Fiorentinas, Beppe Iachini, D’Aversa gjithashtu nuk kishte simptoma, por e kishte kontraktuar virusin.

“Kam pasur pak temperaturë për disa ditë pas ndeshjes me SPAL,” tha D’Aversa.

“Nuk ishte asgjë madhore, kështu që unë nuk e bëra testin dhe ne nuk mund të tregonim nëse kisha COVID-19 apo jo. Ajo u konfirmua vetëm me testin e gjakut që gjeti antitrupat gjatë ditëve të fundit. Unë kam një temperaturë pak a shumë çdo vit rreth kësaj kohe, ishte vetëm 37. Kam kaluar izolimin me familjen time, diçka që si lojtar e trajner nuk kam qenë në gjendje ta bëj për kohë të gjatë “, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu