Trajneri i Bayernit flet pas fitores ndaj Dortmundit

0
Gjigandi

Trajneri i Bayernit, Hansi Flick ka pranuar se fitorja ndaj Borussia Dortmundit në derbi është hap i madh dhe i rëndësishëm në garën për titull.

Bayerni tani i ka shtatë pikë më shumë se Dortmundi dhe është pranë titullit të ri të kampionit të Gjermanisë.

“Unë nuk jetoj në të ardhmen. E sotmja është me rëndësi. Ne kemi dashur të fitojmë sot dhe të bëjmë hapin e madh përpara. Ne kemi bërë këtë. Ne ishim të fokusuar dhe vendimtar. Kemi treguar guxim herë pas here. Jam i kënaqur me ekipin tim”, ka thënë Flick pas ndeshjes.

Joshua Kimmich realizoi gol të bukur për fitoren 1:0 të Bayernit.

Te Dortmundi kanë pranuar se titulli është në dorë të Bayernit.

RonaTyra

“Mendoj se tani varet vetëm nga Bayerni që të vendos për titull”, ka thënë mbrojtësi i Dortmundit, Mats Hummels.

“Ne jemi shtatë pikë prapa dhe nuk mund të bëjmë asgjë më tepër se të fitojmë ndeshjet tona. Por duhet të shpresojmë se Bayerni do të dështoj tri herë. Por ne e dimë sa të mirë e ka skuadrën Bayerni”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu