Trajneri i Adeles flet për transformimin e këngëtares pas akuzave për operacion

0
Gjigandi

Trajneri personal i Adeles insiston se transformimi i Adeles nuk kishte qenë kurrë synim për t’u bërë ajo ‘super e dobët’.

Transformimi i pabesueshëm i trupit të Adeles nuk kishte të bënte kurrë me qenë ‘super e dobët’, insiston trajneri i saj në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan TheSun.

32-vjeçarja habiti fansat duke treguar humbjen e saj në peshë këtë javë.

Ajo është dobësuar me një dietë me 1000 kalori në ditë pasi u zotua të arrijë një peshë të shëndetshme.

Por, pasi Adele publikoi imazhe me pamjen e mrekullueshme, shumë e komplimentonin figurën e saj, ndërsa disa të tjerë thanë se ka përdorur masa ektreme për t’u dobësuar.

RonaTyra

Ish-trajneri i saj, Pete Geracimo e mbrojti yllin, duke shkruar në Instagram: “Si ish trajneri personal i Adeles në Londër, është dekurajuese të lexosh komente negative dhe akuza fobike ndaj yndyrës, duke vënë në dyshim vërtetësinë e humbjes së saj të mahnitshme të peshës”.

Ai tha se këngëtarja asnjëherë nuk ka pretenduar të jetë dikush që nuk është.

“Kur Adele dhe unë filluam udhëtimin tonë së bashku, kurrë nuk mendoi të bëhej shumë e hollë. Bëhej fjalë për shëndetin e saj. Sidomos pas shtatzanisë dhe operacionit”, shtoi ai.

Ish-trajneri i saj thekson se ajo ka bërë stërvitje dhe ka zgjedhur ushqimin që ka konsumuar për të arritur transformimin që i habiti të gjithë.

Adele, e cila tani jeton në Los Angeles,  u nda nga burri i saj Simon Konecki në prill 2019.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu