Trafiku i emigrantëve, hetim 2 grupeve italo-shqiptare; dyshohet se 90 persona jane të përfshirë ne kete rrjet

Nëntëdhjetë persona kanë përfunduar nën hetim pas një operacioni të policisë kufitare të Venezias dhe Veronës, e cila zbuloi dy grupe italo-shqiptare që sillnin ilegalisht persona nga Shqipëria në Itali për t’i çuar më pas në Britaninë e Madhe.

Janë nxjerrë 21 urdhëra arresti, 8 të arrestuarit deri tani. Bëhet e ditur se bazat e organizatave kanë qenë në Villafranca të Italisë, në Burrel dhe Londër.

Nëpërmjet disa agjencive udhëtimi grupet kanë organizuar transportin e emigrantëve ilegalë që pajiseshin me dokumente të vjedhur ose të dhënë në këmbim të drogës nga të rinj banorë në zonat veriore italiane.

Shpesh grupet pajiseshin me flamuj e bluza të skuadrave të njohur të futbollit për t’u dukur si tifozë që ndiqnin ndeshjet e Champions League.

Në operacion kanë bashkëpunuar përveç përfaqësive diplomatike britanike edhe policia shqiptare dhe ajo franceze. /Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

Fati i zgjedhjeve në Shqipëri , ABC24.AL shfaq sondazhin

  Sipas disa kërkimeve të bëra nga ana jonë ,gjithashtu konktatet që kemi patur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *