Totti me fjalë të mëdha për Tonali: Do të bëhet një nga më të mirët

0
Gjigandi

Totti nuk ka kursyer lëvdatat për Tonali.

Ikona e futbollit italian, Francesco Totti, ka dhënë disa komente për lojtarin që po shihet si më premtuesi në futbollin italian, Sandro Tonali.

Tonali është një nga mesfushorët që po merr vëmendjen më të madhe, duke i lidhur madje edhe me një kalim të mundshëm te Barcelona.

Në kohën kur të gjithë po flasin për Tonali, Totti ka thënë se pret që anëtari i Brescias të bëhet një nga më të mirët në botë.

“Ai është një nga favoritët e mi. Unë provova ta sjell atë te Roma, por për fat të keq nuk a dola ta bëj këtë”, ka thënë Totti.

RonaTyra

“Do të bëjë gjithçka që ta kem Tonalin. Në pikëpamjen time, ai do të jetë një nga mesfushorët më të mirë në botë. Ai ka gjithçka që një lojtar i madh duhet të ketë – teknikisht i pasur dhe mentalitet të mirë”, ka thënë ndër të tjerash ikona e Romës.

Brescia kërkojnë 50 milionë euro për kartonin e lojtarit. Tonali admirohet nga Inter, Barcelona, Juventus, Milan, Roma, Napoli, Chelsea, Arsenal dhe PSG. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu