Tottenham, Jose Mourinho bën premtimin e madh

0
Gjigandi

Jose Mourinho ka fituar gjithçka të mundshme si trajner dhe nuk ka ndërmend të ndalet tani që është në drejtim të Tottenham-it.

“Sa kohë kaloi për Klopp-in dhe Liverpool-in para se të fitonin diçka? Katër vite, katër sezone. U është dashur të blejnë një nga portierët më të mirë në botë, një nga mbrojtësit më të mirë në botë e kështu me radhë”, ka thënë portugezi për BBC.

“Unë jam i përqendruar te kontrata ime trevjeçare. Besoj se mund të fitojmë një trofe gjatë qëndrimit tim këtu. Ambiciet e mia janë të njëjtat, ADN-ja ime është e njëjta. Jam optimist sepse e kam nisur mirë punën që nga dita e parë”.

“Besoj se do të bëjmë disa ndryshime në  ekip dhe nuk besoj se do të na duhen investime të mëdha. Nuk dua të besoj se do të ketë shumë episode negative dhe të dëmtuar gjatë sezonit të ri siç ka ndodhur nga momenti që unë kam ardhur këtu. Ka shumë arsye për të besuar se gjithçka do të jetë ndryshe”.

“E vetmja gjë që më duket një padrejtësi është se shpesh harrohet se kemi stadiumin dhe fushën e stërvitjes më të mirë në botë, me mbi 100 milionë të shpenzuar verën e kaluar. Ky ka qenë një nga investimet më të rëndësishëm të bërë nga klubi në Premier League”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu