Tortelini me patellxhana

38


NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
2 pako tortelini
1 patëllxhan mesatar
1 qepë mesatare
1-2 thelpinj hudhër
3 kokrra domate
1 lgj pure domate
2 lgj uthull
1 lk sheqer, kripë, piper
1 koncentrat pule
1 lgj gjalpë
3 lgj vaj ulliri
Borzilok
Pergatitja
Fillimisht vendosim tortelinit të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë duke respektuar minutazhin e shkruar në etiketë.

Ndërkohë kaurdisim qepën me hudhrën, më pas shtojmë patëllxhanin të prerë në kubikë të vegjël dhe e lemë 2-3 minuta derisa të zbutet. Shtojmë domatet të prera në kubikë dhe 1 lugë pure.

Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta duke shtuar pak sheqer, një bustinë koncentrat pule, kripë, piper, uthull dhe një lugë nga uji i zierjes së tortelinit. E lemë salcën të ziejë në temperaturë mesatare për rreth 10 minuta. Në fund shtojmë gjethet e borzilokut të freskët dhe e trazojmë salcën e përgatitur me tortelinit dhe i servirim menjëherë të ngrohta.
(da.xha/BalkanWeb)

You might also like
Comments