Tortë me fruta

13


Nga: ZONJA KATERINA
Brumi:
2 ½ gotë miell
1 gotë sheqer
1 gotë lemon soda
100 gr gjalpë
4 kokrra vezë
1 bustinv vanilje

Shtresa e karamelizuar:
2 portokalle, 1 lgj sheqer
1 banane
1 mollë
2 pjeshkë
2 kajsi
1 lgj kanellë
2 lgj mjaltë
100 gr gjalpë

Fillimisht presim një portokall në feta rrumbullake dhe e kalojmë në një tigan me gjalpë dhe pak sheqer. I karamelizojmë fetat e portokallit dhe më pas i vendosim si një bazë në një tavë të lyer me pak gjalpë. I spërkasim fetat e portokallit me pak kanellë.

Portokallin tjetër e presim në kubikë të vegjël dhe e bashkojmë me gjysmën e bananes të prerë gjithashtu në copëza të vogla. Më pas i kalojmë për karamelizim në tiganin ku karamelizuam fetat e portokallit.

Ndërkohë nisim realizimin e brumit të kekut duke bashkuar fillimisht sheqerin me gjalpin, më pas shtojmë vezët, lemon sodën dhe miellin të trazuar me vaniljen. Duhet patur kujdes që miellin ta shtojmë duke e situr, në këtë mënyrë masa merr volum. E trazojmë mirë brumin duke shtuar dhe copëzat e bananeve dhe portokallit të karamelizuara dhe e vendosim në tavë mbi shtresën me portokalle. E nivelojmë mirë brumin me anë të një spatule dhe e vendosim në furrë në temperaturën 175-180 gradë Celsius për 30-35 minuta. Të gjitha frutat i presim në feta dhe i karamelizojmë me gjalpë dhe mjaltë. Më pas i pudrosim me kanellë dhe pasi keku të jetë pjekur vendosim një shtresë të plotë me frutat e karamelizuara.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

You might also like
Comments