Tom Hanks tregon eksperiencën e tij me koronavirusin

0
Gjigandi

Tom Hanks ishte përballur me virusin Covid-19.

Aktori Tom Hanks ishte një nga të infektuarit me virusin Covid-19.

Ai dhe gruaja e tij  Rita Wilson, u prekën nga Covid-19 në fillim të marsit kur ishin duke xhiruar një film në Australi. 63-vjeçari për “The Guardian” e ka ndarë me të tjerët eksperiencën e tij.

“Kur u shtrova në spital isha i shqetësuar, pasi jam 63 vjeç, kam diabet dhe kam bërë operacion në zemër. Por, fatmirësisht nuk kisha shumë temperaturë dhe mushkëritë ishin në rregull, kështu që edhe mjekët më qetësuan”.m Tom Hanks theksoi se ai dhe bashkëshortja nuk kanë pasoja nga Covid-19: “E kaluam për dy javë, patëm reagime të ndryshme. Gruaja humbi nuhatjen dhe kishte të përziera, ndërsa unë kisha dhembje trupi dhe isha i lodhur gjithë kohën”, është shprehur ai.
 

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu