Tmerri i Eriksen: Fjeta në klub, më ndali Policia, doja ndihmë nga Lukaku dhe Young…

0
Gjigandi

Christian Eriksen paska përjetuar një makth të vërtetë gjatë periudhës së karantinës. Ai nuk ka patur kohë që të gjejë një shtëpi të përshtatshme në Milano për veten, prandaj është detyruar që të qëndrojë nëqendrën stërvitore të klubit.

“Po mendoja që t’i kërkoja Romelu Lukakut ose Ashley Youngut që të qëndroja në shtëpinë e tyre, por ata kujdesen për familjet dhe jetojnë me ta. Të flesh 14 ditë në shtëpinë e dikujt tjetër është një kohë relativisht të gjatë.

“E gjeta veten duke fjetur në kampin stërvitor të Interit, me shefin e kampit dhe 5 anëtarë që zgjodhën të karantinohesh aty në vend që të mbronin familjet e tyre”, – tha ai për The Sun.

Eriksen foli dhe në lidhje me vështirësitë e tij të karantinës, madje tregon dhe një episod të sikletshëm kur u ndal nga policia. “Po shkoja të bleja ushqim dhe policia më ndaloi. Po mendoja të ja shpjegoja me anglishten time të çalë se çfarë po bëja dhe pse isha jashtë shtëpisë”, – rrëfeu danezi i blerë nga Interi në janar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu