‘T’lagi me shampanjë’; lojtarët i bëjnë ‘dush’ Mourinhos në konferencën për shtyp (video)

0
‘T’lagi me shampanjë’; lojtarët i bëjnë ‘dush’ Mourinhos në konferencën për shtyp (video)
Gjigandi

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, u zhyt në shampanjë gjatë konferencës së tij për shtyp, pas finales së Tiranës, pasi ngriti në qiell trofeun inaugurues të Ligës së Konferencës së Evropës. Trajneri portugez e udhëhoqi Romën drejt trofeut kundër një skuadre kokëfortë si Feyenoord.

Goli i Nicolo Zaniolo në pjesën e parë rezultoi i mjaftueshëm për verdhekuqtë. Në përgjithësi, ky ishte titulli i pestë i madh evropian për Mourinhon, pasi kishte ngritur dy herë Ligën e Evropës me Porton dhe Manchester United, ndërsa ka gjithashtu dy kurora të Ligës së Kampionëve në emër të tij.

Sigurisht që është një arritje me Romën, që nuk e ka shijuar kurrë lavdinë evropiane, ndërsa trofeu i mëparshëm i kryeqytetasve verdhekuq datonte më 2008 me fitimin e “Coppa Italia”.

Mourinho ishte sigurisht në qendër të festimeve së bashku me lojtarët e tij pas ndeshjes, ndërkohë që u ndërprenë edhe angazhimet e tij mediatike pas ndeshjes. Një numër i lojtarëve të Romës mësynë konferencën për shtyp të trajnerit dhe i “bënë dush” me birrë.

Më pas Mourinho u detyrua të linte konferencën dhe të vazhdonte festimet diku tjetër në “Arena Kombëtare”. Megjithatë, ai kishte ende kohë për të përshëndetur arritjen e Romës në Tiranë, pasi e kishte shënjestruar lavdinë në këtë kompeticion që në shtator, ndeshjes hapëse në grup kundër CSKA Sofje.

RonaTyra

Duke folur për “Sky Sport Italia” pas bilbilit të trefishtë, Mourinho tha: “Ka kaq shumë gjëra që kalojnë nëpër kokën time. Kaq shumë gjëra në të njëjtën kohë. Kam 11 muaj në Romë, e kuptova që në momentin që mbërrita se çfarë do të thoshte, tifozët e prisnin këtë.

Siç iu thashë djemve në dhomat e zhveshjes në Torino, ne bëmë atë që duhej të bënim, të kualifikoheshim në ‘Europa League’. Kemi bërë punë të shkëlqyer gjatë gjithë sezonit. Kjo nuk ishte punë sonte, ishte histori. Ne duhej të shkruanim historinë. Tani e kemi shkruar”.

🍾💛🏆❤️🎉 pic.twitter.com/8hzOsxrcZz

– AS Roma (@OfficialASRoma) May 25, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu