Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Gjykata lë të lirë drejtorin e ADZM, në burg dy punonjësit e tij

0
Gjigandi

Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin në lidhje me të akuzuarit për dëmtimin dhe tjetërsimin e pronave në lagunën e Kune-Vainit.

Burime për median bëjnë me dije se gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest Shtëpie” për drejtorin e ADZM,  Pjetër Toni ndërsa ka dhënë “Arrest me Burg” për dy punonjësit e tij Tom Gjelaj dhe Armando Lleshaj.

Mësohet se prokurori Sabri Kastrati, kishte kerkuar “arrest me burg” për tre zyrtarët, por gjyqtari Artan Hajredinaj ka liruar nga qelia drejtorin e ADZM. Tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.

Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu