Titullari i Realit provokon: Jemi më lart se Barcelona, e kemi treguar!

0
Gjigandi

Portieri i Real Madridit, Thibout Courtois, ka folur në televizionin belg RTBF. Ai mendon se skuadra madrilene është më e mirë se Barcelona dhe e ka treguar diçka të tillë. Belgu ka treguar se do të bëjë dhe testin e COVID-19 nesër dhe do të rinisë nga stërvitja.

“Nesër do të bëjmë testin e COVID-19 dhe javën tjetër do të rifillojmë stërvitje individuale”, – tha ai. Nuk mund të mungonte dhe një ngacmim për skuadrën e Barcelonës. “Gardiani i portës” mendon se e kanë treguar veten surperior ndaj katalanasve.

“Nuk do më bëhej qejfi që të shihja Barcelonën të shpallej kampione para se të mbyllej sezoni. E kemi treguar se jemi ekip më i mirë se ata, pasi kemi fituar dhe barazuar ndaj tyre. Kur isha i ri heroi im ishte Casillas”, – tha Courtois.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu