Tiranë/ Arrestohen 2 persona dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

0
Gjigandi

Tiranë

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 27 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasi A. D., 43 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në rrugën “Llambi Bonata”, Kombinat, gjatë kontrollit fizik shtetasit E. D. iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, ndërsa shtetasit A. D. iu gjet një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike metadon. Në momentin e kapjes në flagrancë këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, i shtetases E. R., 25 vjeçe, sepse në mënyrë sistematike ka kanosur shtetasin H. V., 54 vjeç, për t’i marrë një shumë eurosh.

RonaTyra

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu