Thirrje për gjyqtarë antikorrupsioni/ Kreu i gjykatës kërkon që të kandidohet për gjykatën e re

0
16
Gjigandi

Në hyrje të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit është afishuar lutja e Nënë Terezës për gjyqtarët, në të cilën kërkohet që të dëgjojnë të vërtetën e ndershme dhe te përhapin drejtësi.

Por në Gjykatën e Posaçme janë në detyrë vetëm 10 gjyqtarë, dy prej tyre ende ta pavetuar, ndërsa 6 vende vazhdojnë vakante. KLGJ ka hapur thirrjen me afat deri në 30 tetor e megjithëkëtë, deri tani kanë aplikuar vetëm dy. Siç kuptohet stepja vjen jo vetëm për shkak të përgjegjësisë, pasi në këtë gjykatë do dënohen të korruptuarit, por edhe të filtrave të fortë mes tyre, edhe dorëzimi i privatësisë.

Pavarësisht indiferencës për të veshur tunikën e gjyqtarit që do shqyrtojë hetimet e SPAK-ut kundër të korruptuarve,  kryetari i Gjykatës së Posaçme, Sandër Simoni gjatë intervistës për Top Channel ka vetëm një apel në të cilin bashkë me sfidën kujton edhe anën tjetër të medaljes.

“Në mbledhjen e datës 14 të këtij muaji, KLGJ rishpalli vendet vakante, gjyqtarët të mos hezitojnë, por të aplikojnë. Dua t’u them atyre se Gjykata e Posaçme i mirëpret, kemi kushte të mira, jemi një kolektiv i mirë, me ndryshimin e statusit është miratuar një kategori gjyqtarësh, sipas ligjit ka një shtesë prej 60 përqind mbi pagën bruto”, shprehet Simoni.

Dhe teksa SPAK është plotësuar prej muajsh me 13 prokurorë, kurse dy të tjerë presin ende vettingun, të dyja shkallët e gjykatës që do vendosë në peshoren e drejtësisë të korruptuarit po konsiderohen nga magjistratët si të vështira.

“Mbase për shkak të vettingut  dhe të rregullave të kufizimit të privatësisë. Për vetë faktin që do gjykojë korrupsionin në nivele të larta, përfitoj nga rasti t’u them magjistratëve te rinj që kanë shtatë vite punë, të kenë kurajo e ta shikojnë si një mundësi e mision dhe sfidë të kësaj kohe”, shton Simoni.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu