Thirri kreun e PD-së ‘Luli Basha’, ambasadorja e SHBA-së reagon pas polemikave: E pakuptimtë, e thirra në atë emër sepse…

0
Gjigandi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim me anë të një reagimi të bërë në Twitter, ka folur rreth mënyrës së si ajo thirri kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas një mbledhje që kishte me të pak ditë më parë për Reformën Zgjedhore.

Në fjalën e saj pas takimit me Bashën, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë i drejtohej atij me emrin Luli.
“Sapo zhvilluam një takim shumë të mirë, isha shumë e kënaqur që pata mundësi të takohem me kryetarin e opozitës Luli Basha.”tha ajo.
Ndërkohë sot ka sqaruar se ky term u përdor për shkak të miqësisë së saj me kreun e PD-së.
“Kjo është e pakuptimtë. Ai më quan “Yuri” dhe unë e quaj “Luli”. Pse? Sepse ne jemi kolegë dhe miq” shkruan sot Yuri Kim.
Ndërkohë drejtimi i saj ndaj kreut të PD-së me emrin Luli solli shumë polemika dhe debate politike.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu