Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit, këto janë pikat e rendit të ditës

0
Gjigandi

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Labinot Halilaj, më datë: 30/07/2020 (e Enjte ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kulturës të Komunës

Mbledhja do të ketë për rend dite;

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas të dt. 30.06.2020.

2. Propozim Vendim për shpalljen e Lokalitetit të Boshtrës ( FORSYTHIA EUROPEA) në zonën e Goleshit- Fshatin Sankoc në Kategorinë- Monument i Natyrës, (e plotësuar).

3. Propozim Vendim për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal të Gllogocit 2020-2028, (e plotësuar).

RonaTyra

4. Njoftim rreth përfundimit të kontratës së shfrytëzuesit të pronës së paluajtshme të Komunës së Drenasit .

5. Propozim Vendim për definimin dhe parcelizimin e të gjitha varrezave të cilat ndodhen në prona komunale në Komunën e Drenasit .

6. Propozim Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr.12-353-22880,të datës 29.06.2020 për caktimin e lokacioneve për ndërtimin e dy fushave sportive, në pronën komunale, në zonën kadastrale në Abri e Epërme dhe në zonën kadastrave në Zabel i Epërm.

7. Propozim Vendim për këmbimin e parcelave në zonën kadastrave në Baicë.

8. Propozim Vendim për lirim nga qiraja joprofitabile për familjet përfituese të shfrytëzimit të përkohshëm të banimit social në Bllokun I dhe II në Drenasin III për vitin 2020.

9. Propozim Vendim për caktimin e lokacioneve për ndërtimin modernizimin dhe kompletimin e infrastrukturës përcjellëse të studionit të qytetit ‘’Rexhep Rexhepi” në Poklek të Ri.

10. Propozim Vendim për caktimin e Lokacionit për realizimin e Projektit për ndërtimin e Çerdhes në Komoran.

11. Propozim Vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm Publik për kthimin e pronave të cilat janë nën menaxhimin e AKPS-së, në zonat Kadastrale: Çikatovë e Re, Terstenik, Poklek, Korroticë e Poshtme, Zabel i Poshtëm, Komoran dhe Sankoc.

12. Raporti Financiar i Zhvillimit të Buxhetit Janar Qershor 2020.

13. Për Shpalljen e interesit të Përgjithshëm Publik të pjesës së ngastrës kadastrave 120/0, për zgjerimin, modernizimin dhe kompletimin e infrastrukturës përcjellëse të Stadionit në qytetin e Drenasit “ Rexhep Rexhepi” në Poklek të Ri.

14. Të ndryshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu