Thellohet skandali, nga çifti zviceran ka marrë mijëra franga edhe nëna e Loredanës

62

Prej disa ditësh këngëtarja Loredana Zefi ka qenë kryefjala e mediave, pas akuzave të bëra së fundmi ndaj saj. Reperja u arrestua para disa ditësh nga policia e Luzernit dhe lajmi u postua nga media “20 minuten” ku u publikuan gjithashtu të gjitha akuzat që rëndonin ndaj Loredanës.

Por pak orë pas lajmit të bujshëm u mor vesh gjithashtu se Loredana Zefi u lirua po atë mbrëmje që u arrestua pasi u mor në pyetje nga policia.

Loredana akuzohet për vjedhjen e 900 mijë frangave, ku është shtirur edhe si vajza e një avokati të njohur zvicerian, i cili u shpreh më mbrapa se shqiptarja do përballet me drejtësinë për mashtrimet e saj.

Krahas këtyre mashtrimeve, skandali i Loredanës është thelluar edhe më tej. “20 minuten” ka shkruar sërish për reperen ku akuzohet edhe nëna e saj se ka përfituar nga mashtrimet e së bijës.

Zvicerianja Petra jo vetëm që ka transferuar mijëra franga në llogarinë e Loredanës po është shprehur se paratë shkonin edhe tek anëtarët e shumtë të familjes së saj.

Përveç vëllait të Loredanës i cili akuzohet se mori 200 mijë franga nga çifti zviceran, në këtë skandal është përfshirë edhe nëna e saj. Ajo akuzohet se në janar të vitit të kaluar mori rreth 3500 franga zvicerane nga çifti tashmë i njohur edhe në Kosovë.

Në skandalin e Loredanës janë të përfshirë edhe anëtarët tjerë të familjes Zefi si dhe vëllai i MozzikGetinjo, shkruan media zvicerane.

Getinjo akuzohet se më 13 dhjetor të vitit 2017, kishte marrë 12 mijë franga nga Petra Z. Kjo dëshmohet edhe nga dokumenti i transaksionit, të cilin e disponon “20 minuten”.

Ditën e djeshme portali zviceran “Blick” bën me dije se një pronar anijesh pretendon se në vitin 2017 Loredana e ka mashtruar dhe i ka borxh 1000 franga. Sipas tij ajo është paraqitur si vajza e avokatit Valentin Landmann dhe i ka kërkuar një varkë me qira.

Ajo dhe Mozzik i kishin kërkuar atij një anije por pa licencë në emër të avokatit të njohur.

You might also like
Comments