​Testi i arritshmërisë në dy ditë, nxënësit do t’i përgjigjen 200 kërkesave

0
​Testi i arritshmërisë në dy ditë, nxënësit do t’i përgjigjen 200 kërkesave
Gjigandi

Rreth 24 mijë nxënës të cilët kanë përfunduar klasën e nëntë do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë, i cili këtë vit do të mbahet në dy ditë të ndryshme. Kjo për shkak të dyfishimit të kërkesave në këtë test ndërsa edhe numri i lëndëve, prej nëntë të tillave, i konsideruar i lartë, tashmë do të ndahet në dy testime të ndryshme.

Testi i arritshmërisë është test orientues që do të thotë se nuk ka një prag të kalueshmërisë dhe varësisht nga rezultati, nxënësi orientohet në arsimin e mesëm të lartë.

Shefi i Divizionit për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, deklaroi për KosovaPress se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e këtij procesi. Dita e parë e testit do të mbahet më 4 qershor, ndërsa dita e dytë pas dhjetë ditësh, më 14 qershor.

Sipas tij, do të ketë mbi 150 qendra testimi, ndërsa nxënësit do të duhet t’ju përgjigjen 200 kërkesave që do të jenë në formë të pyetjeve dhe detyrave.

Elezi: Do të ketë 200 pyetje nga 9 lëndë

RonaTyra

“Numri i kërkesave ka qenë i vogël nëpër lëndë dhe për të pasur një besueshmëri më të lartë, i kemi rritur kërkesat në pyetje, në të gjitha lëndët nga 100 në 200 pyetje. Numri i lëndëve për një ditë ka qenë shumë i madh, nëntë lëndë brenda ditës prandaj e kemi ndarë në dy ditë. Këto 200 pyetje janë ndarë në ditën e parë me 4 qershor janë gjuha amtare, angleze dhe shkencat shoqërore kurse në ditën e dytë që do të mbahet më 14 qershor 100 pyetje të tjera ne matematikë, informatikë dhe shkencat natyrore. Nxënësit mundësitë i kanë më të mëdha të fokusohen vetëm në katër lëndë në një ditë, jo në nëntë lëndë, sa ka qenë më përpara në të njëjtën ditë”,

ka thënë Elezi.

Elezi shtoi që këtë vit numri i nxënësve që do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë është më i vogël në krahasim me vitin e kaluar.

Elezi: Janë rreth 24 mijë nxënës që do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë

“Ministria e Arsimit është në përgatitje të testit të arritshmërisë në koordinim me drejtoritë komunale të Arsimit, drejtoritë komunale i përcaktojnë administratorët që do të adresojnë klasat e caktuar në komunat përkatëse. Këtë vit numri është më i vogël, janë rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta që do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë”,

u shpreh Elezi.

Për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi do të angazhohen 450 komisionarë. Nxënësit janë të lutur që të respektojnë rregullat e testit dhe të shmangin çdo lloj përpjekje për kopjim pasi do të ndëshkohen dhe do të përjashtohen nga testi.

Elezi: Nëse nxënësi kapet me telefon do të përjashtohet 

“Shpresoj se nuk do të këtë nxënës të cilët e përdorin teknologjinë për kopjim gjatë procesit të testimit, në rast se një nxënës kapet me telefon, administratorët e kanë si rregull që ata nxënës të largohen nga testi”,

vijoi Elezi.

Përpos testit të arritshmërisë, Ministria e Arsimit është në përgatitje edhe për testin e maturës shtetërore i cili do të mbahet më 18 qershor, ndërsa maturantët dhe të tjerët të cilët nuk e kanë kaluar këtë provim kanë të drejtë paraqitjeje deri më 8 qershor.

Elezi: Jemi në fazën finale të përgatitjes

“Me 18 qershor do të jetë testi i maturës, jemi në fazë finale të përgatitjes, i kemi përgatitur instrumentet dhe deri më 8 qershor nxënësit duhet ta paraqesin testin e maturës

“, tha ai.

Maturantët do t’i nënshtrohen testimit brenda një dite për të gjitha lëndët. Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa, nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta.

Elezi: Testi i maturës në total i ka 100 pyetje

“Testi i maturës në total i ka 100 pyetje, gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë, janë lënde që do t’i nënshtrohen të gjithë nxënësit me 25 pyetje, kurse lëndën e katërt e zgjedhin vetë nxënësit nga një listë prej 12 lëndëve. Lëndët janë shkenca natyrore, fizik, biologji pastaj histori, gjeografi, informatikë, sociologji, psikologji, ekonomi dhe ndërmarrësi si dhe lëndët e arteve qe mund të zgjedhin në shkollë të artit dhe muzikë mund të zgjedhin shkollat profesionale që kanë muzikë”,

ka thënë Elezi.

Shefi i Divizionit për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit shton se testi i arritshmërisë dhe maturës përveçse teston njohuritë e fituara të nxënësve gjatë shkollimit, është edhe një vlerësim që u bëhet mësimdhënësve dhe shkollave./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu