Testet e Losail, buzëqesh Ducati

[ad_1]

Në shtëpinë e skuadrës Ducati kanë arsye të buzëqeshin pas testeve të radhës në pistën e Losail. Pas ditës së parë Andrea Dovizioso mori komandën, duke u shprehur se motori italian ka ende vend për përmirësime por ky sezon do të jetë i suksesshëm. Optimist u shfaq edhe Jorge Lorenzo, duke theksuar se motori është ndërtuar në mënyrë të kujdesshme dhe ka ende marzhe përmirësimi, çka do të thotë se këtë sezon të Moto GP, skuadra emiljane ka mundësinë të rivalizojë me dy superfuqitë, Honda dhe Yamaha. Në krahun tjetër, Marquez vazhdon të ketë probleme me Hondan e tij, ndërsa 9 herë kampioni i botës, Valentino Rossi përpiqet ta shikojë gotën gjysmë plot.

“Kemi punuar shumë me detajet dhe me pjesët e hyrjes në kthesa dhe jemi përmirësuar. Gjithsesi nuk jam ende i lumtur me motorin Yamaha sepse nuk kam ende besim që mund të hyj me të gjithë shpejtësinë në kthesa. Kemi pasur edhe disa probleme me gomën e përparme sepse konsumohet shumë shpejt dhe këtë duhet ta zgjidhim. Problemi më i madh i inxhinierëve në këto omente është balancimi i peshës”.

Pavarësisht notave disi pesimiste të numrit 46, motori Yamaha ka arritur të rezistojë ndaj kohëve të Ducatit pasi shoku i tij i skuadrës, Maverick Vinales është vetëm 2 të dhjetat larg Doviziosos.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *