Tensione ne Shkoze, policia shkon te prishe shtepite, banoret hipin mbi cati

0
Gjigandi

Situate e tensionuar ne zonen e Shkozes ne Tirane. Policia ka shkuar per te mbeshtetur prishtjen e banesave te zones por ka ndeshur ne rezistencen e banoreve. Ata kane hipur mbi cati dhe kercenojne te hidhen nga lartesia ne rast se policia tenton tu prishe banesat.Sipas banoreve policia ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj banorëve te zonës. Ata deklarojnë se nga banesat që duan të prishin, 4 janë të legalizuara dhe njëra në proces legalizimi LIVE – Në Shkozë Policia përpjekje për të prishur shtëpitë e banorëve pa dëmshpërblim. Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Mittwoch, 16. Oktober 2019 Banorët i kanë kërkuar policisë vendimin për prishjen e shtëpive të tyre por deri më tani, ata nuk u kanë treguar asnjë lloj vendimi që të legjitimojë veprimin e tyre. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe punonjësit e OSHEE të cilët do të bëjnë ndërprerjen e energjisë elektrike për t’i hapur rrugë prishjes së shtëpive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu